ZENOVIQ: NË MARRËVESHJEN ME EBA NUK KA ASGJË NË KUNDËRSHTIM ME MARRËVESHJEN E STABILIZIM ASOCIIMIT

Foto: Qeveria e Malit të Zi / Vlada Crne Gore

Marrëveshja që Qeveria e Malit të Zi nënshkroi me Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) tregon se nuk ka asgjë në të që do të ishte në kundërshtim me Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit që vendet kandidate nënshkruajnë me Bashkimin Evropian (BE).

Kështu ka thënë për televizionin Newsmax Balkans, kryenegociatori i Malit të Zi me BE-në, Predrag Zenoviq.

Zenoviq beson se Marrëveshja me Emiratet, si dhe Marrëveshja e Stabilizim Asociimit, është indikative kur bëhet fjalë për konkurrencën në treg.

“Kemi një argument të fortë edhe nga ministrja e Punëve Publike se Marrëveshja e Stabilizim Asociimit i referohet subjekteve juridike dhe ekonomike dhe se për këtë arsye shtetet nuk mund të jenë subjekt i saj. Duhet të presim dhe të shohim të gjitha komentet dhe analizat që vijnë edhe nga ana evropiane. Vetë Marrëveshja me Emiratet tregon se asgjë në atë dokument nuk do të jetë në kundërshtim me Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit”, tha Zenoviq.

I pyetur se pse Marrëveshja me Emiratet do të pushojë së vlefshmi me anëtarësimin e Malit të Zi nëse nuk ka asgjë kontradiktore në të, Zenoviq u shpreh se kjo do të ndodhë sepse Mali i Zi më pas do të bëhet pjesë e një sistemi të ri që do të sjellë të drejta dhe detyrime të reja.

“Besoj se ka sfida të ndryshme që ne i shohim në këto lloj marrëveshjesh, por besoj gjithashtu se kjo është pjesë e domosdoshmërisë ekonomike që Mali i Zi ka përballë për të qenë anëtar i plotë i BE-së”, ka thënë ai.

SHARE