PARALAJMËRON EKSPERTI USHTARAK: EUROPA DUHET TË PËRGATITET PËR LUFTË ME RUSINË

Foto: Reporter.al

Brenda dy vitesh, thotë eksperti britanik Ed Arnold, vendet e NATO-s mund të përfshihen në një konflikt ushtarak me Rusinë, i cili me shumë gjasë do të shpërthejë pikërisht aty ku është edhe frika më e madhe e shpërthimit të tensioneve: Në Baltik.

Arnold, analist ushtarak pranë Institutit Britanik të Shërbimeve Mbretërore të Bashkuara (RUSI) tha në një intervistë për agjencinë gjermane të lajmeve dpa se vendet e aleancës veri-atlantike duhet të përgatiten për luftë në 2027.

Nëse Rusia do të kërkojë qëllimisht të nisë një konflikt, eksperti beson se kjo ka shumë të ngjarë të ndodhte në Baltik, sidomos në korridorin Suvalki, e vetmja urë tokësore që lidh shtetet e NATO-s në Evropën Qendrore dhe aleatëve baltikë.

Nisur nga aktivitetet e shumta ushtarake në Evropë Arnold paralajmëroi edhe për mundësinë që vendet e NATO-s dhe Rusia të përfshihen pa dashje në një konflikt diku tjetër.

Sa për investimet masive që planifikon Gjermania në sektorin e armatimeve, Arnold paralajmëroi se, duke pasur parasysh kërcënimin nga Rusia, qeveria gjermane nuk ka kohë për t’i shpërndarë investimet në një periudhë dhjetëvjeçare.

Në vend të kësaj ushtria gjermane, Bundesëehr, duhet së pari të fokusohet në zgjerimin e shpejtë dhe të ndjeshëm të rezervave të sistemeve të sprovuara të armëve dhe zë municioneve – veçanërisht të municioneve për artilerinë.

Sipas britanikut, Europa duhet të heqë dorë nga ideja për të pasur gjithmonë armët teknologjikisht më të avancuara, tha Arnold.

“Shembulli i Ukrainës tregon se nuk duhet të kesh gjithmonë më të mirat.” E rëndësishme është të jesh thjesht pak më mirë se kundërshtari”, pohon ai duke nenvizuar se sot ka ndryshime në mënyrën se zhvilliimit të luftimeve e kjo lidhet me përdorimin e dronëve edhe në nivelin më të ulët të luftimeve.

SHARE