Foto: Shutterstock
Sot besimtarët katolikë dhe ortodoks kremtojnë të Premten e Madhe.
Sot Ditën e dytë të Treditëshit të Pashkëve, të Premten e Shenjtë e të Madhe të Pashkëve Kisha kremton liturgjinë e mundimeve e të vdekjes së Jezu Krishtit mbi Kryq.
E Premtja e Madhe e Pashkëve është ditë lutjeje e heshtje, ditë e Mundimeve dhe kryqëzimit të Jezu Krishtit, akti më i lartë i dashurisë, që e bën njeriun të lirë.
Të Premten e Madhe agjërohet. Gjithashtu, është traditë që në atë ditë të lyhen vezët e Pashkëve, zakonisht me ngjyrë të kuqe, që simbolizon gjakun e Krishtit.
Këtë vit besimtarët ortodoksë dhe katolikë festojnë së bashku festën fetare të Pashkëve.
Me rastin e kësaj feste, autoritete të larta shtetërore dhe përfaqësues të jetës publike, kulturore e politike, kanë uruar besimtarët Pashkët të cilat do të kremtohen ditën e diel, më 20 prill dhe ditën e hënë me 21 prill 2025, duke iu dëshiruar që ti kalojnë në paqe, dashuri dhe lumturi me familjet dhe miqtë e tyre.