Foto: Qeveria e Malit të Zi / Vlada Crne Gore
Kryeministri i Malit të Zi Millojko Spajiq javën e ardhshme do të jetë në një vizitë pune në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Më 17 prill 2025, në një seancë telefonike, në bazë të pëlqimit të shumicës së anëtarëve, Qeveria përcaktoi Platformën për vizitën e punës së kryeministrit të Malit të Zi, z. Millojko Spajiq, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, 21-28 prill 2025”, njoftoi Qeveria e Malit të Zi.