Foto: Gazeta SCANNER
Qeveria e Ukrainës ka njoftuar nënshkrimin e planit të një marrëveshjeje mineralesh midis vendit të shkatërruar nga lufta dhe SHBA-së.
Ministrja e ekonomisë, Julia Svyrydenko tha se memorandumi i qëllimit hapi rrugën për atë që ajo e quajti një marrëveshje partneriteti ekonomik.
Ajo tha se një marrëveshje përfundimtare do të përfshinte gjithashtu një fond investimi për rindërtimin e Ukrainës.
Zyrtarët amerikanë shprehën shpresën se një marrëveshje mund të përfundojë deri në fund të javës së ardhshme.
Donald Trump la të kuptohet gjithashtu për marrëveshjen gjatë një konference për shtyp me udhëheqësen italiane Giorgia Meloni.
Shtëpia e Bardhë nuk iu përgjigj një kërkese për detaje të mëtejshme mbi kohën dhe përmbajtjen e marrëveshjes, raporton agjencia e lajmeve Reuters.
Masa është një hap drejt një marrëveshjeje që do t’i lejonte SHBA-së akses në mineralet kritike të Ukrainës, si dhe në naftë dhe gaz.