ALABAR: PROGRESI EKONOMIK VARET NGA RESPEKTIMI I RREGULLAVE

Foto: Bankar.me

Investitori nga Emiratet e Bashkuara Arabe Mohamed Alabar sot në Tivat, në kuadër të Samitit të ESG Adria, tha se përparimi ekonomik varet nga respektimi i rregullave dhe bashkëpunimi me komunitetet lokale.

Alabar theksoi se është krenar për rezultatet e kompanive të tij, duke thënë se bregdeti i Malit të Zi është i bukur.

“Ju keni potencial turistik fenomenal,” tha Alabar.

Siç ka theksuar ai është mysafir në çdo vend ku bën biznes.

“Dhe prindërit e mi më thanë që një mysafir duhet të jetë i sjellshëm. Dhe të dëgjojë se çfarë thonë nikoqirët e tij”, theksoi Alabar.

Ai tha se e do Malin e Zi.

“Nëse do të kem mundësinë të bëj diçka këtu, në bashkëpunim me komunitetet lokale dhe autoritetet lokale, do të jetë kënaqësia ime,” tha Alabar.

Ai tha se është krenar për gjithçka që ka bërë në jetën e tij, duke i ftuar njerëzit të shohin vetë sukseset e mëdha të kompanive të tij.

Ai nënvizoi se po ndërtojnë projekte të mëdha turistike në shumë vende dhe se janë të njohur për këtë. Siç tha ai, ata kujdesen për plazhet dhe zhvillimin e suksesshëm të zonave të tilla si askush tjetër në botë.

Investitori është i interesuar të investojë në Plazhin e Madh në Ulqin.

Kryeministri Millojko Spajiq ka deklaruar së fundi se Alabar është i gatshëm të investojë në Malin e Zi 30 deri në 35 miliardë euro në projekte në vendin tonë, ndërsa përveç Ulqinit, Mali i Zi do t’i ofrojë edhe disa projekte në veri.

SHARE