DUKAJ: PO DIGJITALIZOJMË PROCESET ADMINISTRATIVE

Foto: Qeveria e Malit të Zi / Vlada Crne Gore

Ministria e Administratës Publike ka prezantuar zgjidhje digjitale të avancuara teknologjikisht që mundësojnë menaxhim më të shpejtë, më të sigurt dhe më efikas të dokumenteve, zvogëlojnë nevojën për transaksione në letër dhe përshpejtojnë punën e institucioneve, tha ministri Marash Dukaj.

Sipas Dukajt, digjitalizimi nuk është vetëm një hap drejt përshpejtimit të procesit, por edhe drejt një biznesi elektronik më transparent dhe më të sigurt në përputhje me standardet dhe praktikat më të mira evropiane.

“Ministria e Administratës Publike me krenari njofton zbatimin e suksesshëm të sistemeve teknologjikisht të avancuara të Sistemit elektronik të Menaxhimit të Dokumenteve (eDMS), sistemit elektronik për monitorimin e seancave elektronike të Qeverisë (eSV) dhe Organit Çertifikues të GovME CA, i cili arrin digjitalizimin e plotë të proceseve administrative”, tha Dukaj.

Ato zgjidhje, siç theksoi ministri, mundësojnë menaxhim më të shpejtë, më të sigurt dhe më efikas të dokumenteve, duke reduktuar nevojën për transaksione në letër dhe përshpejtuar punën e institucioneve.

SHARE