MARSI, MUAJI MË I NXEHTË NË HISTORI NË EVROPË

Foto: Ilustrim

Muaji i kaluar, ishte marsi më i nxehtë i regjistruar në Evropë, tregojnë të dhënat e fundit, duke tejkaluar mesataren me një diferencë të konsiderueshme.

Dhe kjo rrit rrezikun e zjarreve këtë verë, kanë paralajmëruar ekspertët.

Temperatura mesatare e ajrit në të gjithë kontinentin ishte 2.41C mbi mesataren e fundit për muajin mars (1991-2020), sipas shifrave të reja nga Shërbimi i Ndryshimeve Klimatike të BE-së Copernicus.

Kjo shifër mund të mos tingëllojë shumë e lartë, por duke qenë se është një shifër mesatare, ajo zbut ekstremet, që do të thotë se do të ketë qenë shumë më e lartë në disa vende.

Evropa Lindore dhe Rusia jugperëndimore në veçanti panë rritjen e merkurit në termometër gjatë marsit.

Një hartë e nxehtësisë e publikuar nga Copernicus tregon pjesën më të madhe të Evropës në ngjyrë portokalli të errët dhe të kuqe për të treguar se sa e lartë ishte nxehtësia mbi mesataren.

Javën e kaluar, zyra meteorologjike në britaninë e madhe tha se anglia kishte përjetuar marsin me më shumë diell të regjistruar ndonjëherë që nga viti 1920. Gjithsej 185.8 orë me diell e thyen rekordin e mëparshëm nga viti 1929 me më shumë se 14 orë.

Kushtet e jashtëzakonshme të nxehta dhe të thata nxitën zjarre të shumta duke tharë bimët dhe pemët.

Dhe këtë javë temperaturat mbi 20C do të kthehen, pas ditës më të nxehtë të vitit deri më tani në britani, që ishte e premtja.

Kur bëhet fjalë për reshjet, Marsi ishte muaji i dy ekstremeve në Evropë, zbulon shërbimi Kopernik. Ishte më i thatë se mesatarja në Mbretërinë e Bashkuar dhe Irlandë, dhe në një zonë të madhe nga Evropa Qendrore në Greqi dhe Turqi.

Por nuk ndodhi kështu në Spanjë dhe Portugali, ku një seri stuhish sollën përmbytje të mëdha.

SHARE