MALI I ZI NJË FAKTOR I RËNDËSISHËM NË STABILITETIN RAJONAL

Mali i Zi me të drejtë mund të jetë krenar për karakterin e tij shumëkombësh dhe shumë-konfesional, duke dhënë kështu një kontribut të rëndësishëm për stabilitetin rajonal, dhe të gjitha përpjekjet për të rrezikuar një bashkëjetesë harmonike të karakterit civil dhe laik të Malit të Zi do të jenë të pasuksesshme,” tha Kryetari i Parlamentit të Malit të Zi, Ivan Brajoviq, i cili priti sot Ministrin e Punëve të Jashtme dhe Evropiane të Republikës së Kroacisë, Gordan Grliq Radman.

Siç u theksua në takim, marrëdhëniet midis dy vendeve mike, Mali i Zi dhe Kroacia, janë shumë të mira, dhe në periudhën vijuese duhet të vazhdojmë me forcimin e tyre të mëtutjeshëm në të gjitha fushat, dhe është veçanërisht e rëndësishme për kënaqësinë e qytetarëve të Malit të Zi që Kroacia, gjatë presidencës së saj të Bashkimit Evropian, të përqendrohej në politikën e zgjerimit.

“Mbështetja për perspektivën evropiane të rajonit u konfirmua gjithashtu në Samitin e BE në Ballkanin Perëndimor, të organizuar përkundër rrethanave të shkaktuara nga pandemia e Covid19,” tha Brajoviq.

Grliq Radman konfirmoi përkrahjen e paanshme dhe të fortë të Kroacisë për rrugën evropiane të Malit të Zi. Ai theksoi gatishmërinë dhe qëllimin e Kroacisë për të hapur të vetmin kapitull negociues të mbetur deri në fund të presidencës. Ai veçanërisht theksoi kënaqësinë e tij për faktin se kroatët në Mal të Zi vazhdojnë trashëgiminë e tyre dhe ruajnë traditën, dhe në të njëjtën kohë ata janë qytetarë besnikë të Malit të Zi.

Bashkëbiseduesit shkëmbyen mendime se si të dy vendet u përballën me pandeminë Covid19, si dhe hapa të mëtejshëm në trajtimin e pasojave të virusit.

SHARE