PËR INFRASTRUKTURËN HIDROTEKNIKE AFËR 3.5 MILION

Me Draftin e programit për hartimin e zonës së Kryeqytetit të Podgoricës,  për vitin 2018, i cili është në Debatë Publik, parashikohen 3.4 milion euro për infrastrukturën hidroteknike.

“Për ndërtimin dhe rindërtimin e instalimeve hidrotehnike dhe për shpenzimet e tjera të lidhura me përgatitjet për vitin 2018,  janë parashikuar,  fonde me vlerë prej 3.4 milion euro, prej të cilave 800 mijë eura janë nga fondet buxhetore,  nga Ministria e Bujqësisë 185 mijë euro,  nga fondet e ndërmarrjeve 1.2 milion euro dhe nga fondet e bashkësisë lokale 160 mijë euro,   si dhe nga  të ardhurat nga huazimet e kredisë 1 milion euro”, kumtuan nga shërbimi informativ i Kryeqytetit.

Me kët Draf Projekt parashikohet ndërtimi i sistemit të kanalizimeve në gjatësi prej tetë kilometrash (mbi 25 rrugë), për vendbanimet Zagoriç, Zllaticë, Moraçë, Konik 2, Vrella të Ribnicës, Maslina, Murtovinë, pastaj rindërtimi dhe ndërtimi i një rrjeti të ri të ujësjellësit në zonën Komunës Urbane të Golubovcit , faza e dytë, si dhe ndërtimi i një rrjeti dytësor të furnizimit me ujë në zonën e Komunës së Tuzit, si dhe ndërtimi i sistemit të furnizimit me ujë në Malin e Kakariqit faza e dytë.

Përveç kësaj, në kuadër të këtyre investimeve, në Draft Plan përfshihet edhe rindërtimi i rrjetit ekzistues të furnizimit me ujë dhe zëvendësimi i gypave të rinj, ndërtimi i sistemeve të furnizimit me ujë në zonat rurale, ndërtimi i një impianti për trajtimin e ujërave të zeza dhe kolektori kryesor në gjatësi  prej 7.2 km, ndërsa 12.8 km janë paraparë për  rrjetin  sekondar të kanalizimeve , për  punime përgatitore.

“Kujtojmë se Debati Publik për Projektin e Programit të Planifikimit hapësinor të Kryeqytetit të Podgoricës për vitin 2018,  ka filluar nga dita publikimit të dokumentit në faqen e internetit të kryeqytetit të Podgoricës, më 7 shkurt të vitit  2018  dhe përfundon më 22 shkurt të vitit 2018. Debati publik qëndror, për këtë  do të mbahet më 16 shkurt 2018,  nga ora 12 deri në ora 14,  në sallën multimesdiale të QKI “Budo Tomoviq” në Podgoricë, thuhet në kumtesë.

SHARE