Foto: predsjednik.me
Presidenti i Malit të Zi Jakov Millatoviq u takua me ministren suedeze të Çështjeve Evropiane Jessica Rosenkranz, duke rikonfirmuar miqësinë dhe aleancën e fortë mes dy vendeve.
Mali i Zi vlerëson shumë mbështetjen e vazhdueshme të Suedisë për procesin tonë të integrimit evropian, i cili paraqet një nxitje shtesë në arritjen e qëllimit strategjik – anëtarësimin në Bashkimin Evropian deri në vitin 2028.
Presidenti i Malit të Zi dhe ministrja Rozenkranz ranë dakord se është e rëndësishme si për Malin e Zi ashtu edhe për BE-në të përfitojnë nga momenti aktual politik dhe t’i japin shtysë të re politikës së zgjerimit të Bashkimit.
Presidenti Millatoviq shprehu pritjen e tij që Suedia të mbështesë iniciativën që Mali i Zi të jetë mikpritës i Samitit të Komunitetit Politik Evropian në pranverën e vitit të ardhshëm, kur Mali i Zi shënon dy dekada nga rikthimi i pavarësisë.
Gjatë bisedës u theksua gjithashtu se Mali i Zi dhe Suedia, si aleatë të NATO-s, kontribuojnë së bashku në forcimin e stabilitetit euroatlantik, duke ofruar mbështetje për paqen dhe sigurinë në Evropë, veçanërisht përmes ndihmës për Ukrainën.
Mali i Zi mbetet i përkushtuar për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dypalësh dhe intensifikimin e dialogut politik me Suedinë në periudhën e ardhshme.