Foto: AFP
Dialogu i ndërmjetësuar nga Bashkimit Evropian mbetet e vetmja rrugë drejt stabilitetit të qëndrueshëm, shprehet ambasadori i BE-së në Kosovë, Aivo Orav, për marrëdhëniet Prishtinë-Beograd.
Përmes një postimi në rrjetin social, X, Orav njoftoi se ka takuar të martën sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte.
“Përballë sfidave gjeopolitike, qëndrimi në rrugën drejt BE-së është vendimtar”, shkroi Orav në X.
Gjatë vizitës së tij në Prishtinë, Kreu I NATO-s, Mark Rutte tha se do të vazhdojnë të mbështesin procesin e normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.
“Prania sot këtu është një demonstrim i qartë i përkushtimit për siguri afatgjatë në Kosovë. NATO ka mbështetur paqen dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor. Ekipet e ndërlidhjes së KFOR-it vazhdojnë të mbështesin institucionet e tjera të sigurisë. Një rajon më i sigurt nënkupton më shumë siguri për zonën e NATO-s. NATO do të vazhdojë të luaj rolin e vet, këtë e bëjmë në bashkërendim me Policinë dhe Eulexin”, tha Rutte në konferencë të martën.
Sekretari NATO-s, tha se si Serbia edhe Kosova duhet të bëjnë kompromisë për ta shtyrë përpara dialogun.
Kjo sipas tij, kërkon vendime të vështira, por normalizomi nevojitet për stabilitet më të madh dhe siguri me afatgjatë për gjithë rajonin.