Foto: AA
Presidenti amerikan Donald Trump, ka refuzuar të thotë nëse ekonomia amerikane po përballet me një recesion ose rritje të çmimeve, pas ndryshimeve të bëra nga administrata e tij dhe kërcënimeve tarifore kundër disa prej partnerëve më të afërt tregtarë.
I pyetur nëse ai priste një recesion këtë vit, Trump tha se amerika ishte në një “periudhë tranzicioni”.
Sekretari i Tregtisë Hoëard Lutnick, megjithatë, këmbënguli se nuk do të kishte tkurrje në ekonominë më të madhe në botë, ndërsa pranoi se çmimi i disa mallrave mund të rritet.
Kjo vjen pas një jave të paqëndrueshme për tregjet financiare të SHBA-së, ndërsa investitorët u përballën me pasigurinë nga kthesa e administratës së tij në disa pjesë kyçe të politikave agresive tregtare.
Tarifat e reja nga Kina, të cilat synojnë disa produkte bujqësore amerikane, hynë në fuqi të hënën.
Duke folur për Fox Neës në një intervistë të transmetuar të dielën, Trump iu përgjigj një pyetjeje në lidhje recesionin: “Urrej të parashikoj gjëra të tilla. Ka një periudhë tranzicioni sepse ajo që po bëjmë është shumë e madhe. Ne po e kthejmë pasurinë në Amerikë. Kjo merr pak kohë, por mendoj se do të jetë dicka e mrekullueshme për ne”, shtoi ai.
Javën e kaluar, SHBA vendosi tarifa të reja prej 25% për importet nga Meksika dhe Kanadaja, por më pas përjashtoi shumë prej mallrave.
Trump gjithashtu dyfishoi një tarifë të përgjithshme për mallrat nga Kina në 20%.
Si përgjigje, Pekini njoftoi taksa hakmarrëse për disa importe të mallrave bujqësore nga SHBA.
Nga sot, disa produkte bujqësore amerikane që shkojnë në Kinë, duke përfshirë mishin e pulës, viçit, derrit, grurit dhe sojës, përballen me tarifa të reja nga 10 deri në 15%.