BOJKOT I TË GJITHA TREGJEVE NË DATAT 11 DHE 14 MARS

Foto: Ilustrim

Alternativa e Malit të Zi u bëri thirrje qytetarëve të bojkotojnë të gjitha tregjet në vend në 11 dhe 14 mars.

Në rrjetin social Facebook, Alternativa e Malit të Zi ka deklaruar se janë krenarë për bashkëqytetarët e tyre, sepse bashkë me ta po shkruajnë historinë e guximit dhe solidaritetit qytetar.

„Vendosmëria jonë e përbashkët dërgon një mesazh të qartë se populli nuk do të heshtë më”, thanë nga Alternativa. Siç thanë ata, çdo shportë më pak e mbushur në tregje është një votë për një shoqëri më të drejtë, respekt për klientët dhe një të ardhme më të mirë.

“Ata që mendonin se do të dorëzoheshim, tani e dinë se populli i Malit të Zi është zgjuar dhe askush nuk mund t’i vërë më në gjumë! Por ne nuk po ndalemi këtu, të martën, më 11 mars dhe të premten, më 14 mars, së bashku po hedhim një hap të ri, akoma më të fortë, bojkot të përgjithshëm të të gjitha tregjeve në Mal të Zi”, thuhet në njoftim.

Ata thanë se çdo arkë e mbyllur dhe çdo korridor i zbrazët në tregje do të jetë një mesazh se qytetarët janë të vetëdijshëm për forcën e tyre dhe se nuk do të pranojnë më padrejtësi.

“Të jemi këmbëngulës, të jemi të bashkuar, sepse vetëm së bashku mund t’i ndryshojmë gjërat! Ne kemi treguar se kemi zë dhe guxim, tani është koha të jemi edhe më të zëshëm.  Forca e njerëzve nuk është në fjalë, por në vepra.  Dhe ju qytetarët e Malit të Zi tashmë po tregoni se së bashku mund të bëjmë gjithçka”, thuhet në njoftimin e Alternativës së Malit të Zi.  

SHARE