DORËZOHET PROPOZIMI PËR SHTYRJEN E AFATIT TË NDRYSHIMIT TË KARTËS SË IDENTITETIT

Foto: Damira Kalač

Pesë vjet pas fillimit të lëshimit të kartës së identitetit të re elektronike, Kuvendit të Malit të Zi i është dorëzuar propozimi për shtyrjen e afatit për zëvendësimin e dokumenteve të vjetra, që është në fund të marsit, me gjashtë muaj të tjerë.

Deputetët Dushko Stjepoviq (Demokratët) dhe Miodrag Lakoviq (Evropa Tani) i kanë dorëzuar dje kryeparlamentarit Andrija Mandiq projektligjin për ndryshimin e Ligjit për kartë identiteti, me të cilin zgjatet afati për zëvendësimin e kartës së identitetit deri në fund të shtatorit:

„Kartat e identitetit të lëshuara në përputhje me Ligjin për kartë identiteti (Gazeta Zyrtare e Malit të Zi Nr. 12/07, 73/10, 28/11, 50/12, 10/14) mund të përdoren deri në skadimin e vlefshmërisë së tyre, dhe jo më vonë se 30 shtator 2025”, thuhet në propozimin e deputetëve Stepjoviq dhe Lakoviq.

Në shpjegimin e tyre për ndryshimin e ligjit, Stjepoviq dhe Lakoviq, ndër të tjera theksojnë se është e nevojshme të vazhdohet afati për shkak se “një numër i konsiderueshëm i qytetarëve” nuk e kanë bërë këtë në afatin e paraparë.

Siç shtuan ata, me shtyrjen e afatit, “qytetarëve u jepet kohë shtesë për të zëvendësuar kartat e identitetit”.  

SHARE