Foto: AA
Palestinezët e zhvendosur që jetojnë në lagjen Shujaiyah në lindje të qytetit të Gazës, po përpiqen të plotësojnë nevojat e tyre për ujë duke mbushur kazanët e tyre me ujë që shpërndahen me anë të cisternave, raporton Anadolu.
Pasi Izraeli bllokon hyrjen e karburantit përmes portës kufitare Kerem Abu Salim, kjo situatë shkakton ndërprerje në furnizimin me energji elektrike në impiantet e trajtimit të ujit, duke thelluar më tej krizën e ujit në rajon.
Mbi 48 mijë palestinezë janë vrarë, kryesisht gra dhe fëmijë, si dhe mbi 111 mijë të tjerë janë plagosur në luftën brutale izraelite në Gaza që nga tetori i vitit 2023. Sulmet izraelite, që e kanë lënë enklavën në gërmadha, u ndërprenë në bazë të një marrëveshje armëpushimi dhe shkëmbimi të të burgosurve që hyri në fuqi më 19 janar.
Megjithatë, Izraeli ndaloi hyrjen e ndihmave humanitare në Gaza, disa orë pas skadimit të fazës së parë 42-ditore të marrëveshjes së armëpushimit.
Nëntorin e vitit të kaluar, Gjykata Penale Ndërkombëtare lëshoi urdhër-arreste ndaj kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu dhe ish-ministrit të Mbrojtjes, Yoav Gallant, duke i akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.
Izraelit për luftën në enklavën palestineze gjithashtu përballet me një çështje gjenocidi në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë.