Zëvendës drejtoresha e QDT-së,Bilana Papoviq, tha se Komisioni Shtetëror Zgjedhor edhe në këtë proces zgjedhor, vazhdon “praktikën e vjetër” të mos botimit të të gjitha dokumenteve të rëndësishme.
„Me këtë mënyrë veprimi, KSHZ-ja nuk jep asnjë kontribut në përmbushjen e rekomandimeve të cilat i ka dhënë OSBE/ODIHR, pas zgjedhjeve parlamentare të vitit 2016“.
Sipas Papoviq, OSBE-ja, rekomandoi që në faqen e KSHZ-së, të publikohen me kohë të gjitha dokumentet dhe vendimet përkatëse, me qëllim që të bëhet përmirësimi i transparencës dhe llogaridhënies dhe të fitohet besimi i pjesëmarrësve gjatë procesit zgjedhor.
Rekomandimi tjetër i rëndësishëm nga viti 2016, theksoi ajo, ishte që edhe seancat e KSHZ-së, të hapën në praninë e mediave.”Nga komunikimi me disa shtëpia mediatike, QDT, mori informacione, që ato deri me tani nuk kanë marrë ndonjë ftesë të tillë”, tha Papoviq.
Ajo deklaroi se një parakusht i rëndësishëm për transparencën, llogaridhënien dhe kontrollin e procesit zgjedhor lidhet me rekomandimin e OSBE-së, për të futur publikimin publik të rezultateve.
“E ftojmë KSHZ-në, që të përgatitet për këto aktivitete me kohë dhe të bëj të mundur që gjatë natës së zgjedhjeve të shpallen publike edhe rezultatet zyrtare “, thuhet në kumtesën e Papoviq.