NGA MESNATA, EURODIZELI RRITET PËR NJË CENT, NAFTA PËR NGROHJE DY CENT

Foto: Shutterstock

Ministria e Minierave, Naftës dhe Gazit njoftoi se nga mesnata, një litër Eurodizel do të rritet një cent, nafta për ngrohje dy cent, ndërsa çmimi i benzinës do të mbetet i pandryshuar.

Një litër BMB 98 mbetet i pandryshuar dhe do të kushtojë 1.56 euro, ndërsa një litër BMB 95 gjithashtu do të mbetet i pandryshuar dhe do të kushtojë 1.52 euro.

Një litër Eurodizel do të rritet një cent dhe do të kushtojë 1.44 euro, ndërsa nafta për ngrohje do të rritet për dy cent dhe do të kushtojë 1.38 euro.

“Në përputhje me dispozitat e Rregullores për mënyrën dhe sasinë e elementeve në bazë të të cilave formohen çmimet maksimale të derivateve të naftës, llogaritja e radhës do të bëhet më 10 mars dhe çdo ndryshim i çmimeve të derivateve të naftës do të jetë i vlefshëm nga data 11 mars”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Minierave, Naftës dhe Gazit.

SHARE