Foto: Kuvendi i Malit të Zi / Skupština Crne Gore
Mbas krahasimit të çmimeve të qirave të plazheve në komunat bregdetare të Malit të Zi, mendoj se çmimet e reja nuk mund të zbatohet njësoj për të gjitha komunat në Mal të Zi, tha nënkryetari i Kuvendit të Malit të Zi, Nikollë Camaj.
„Plazhet dhe vendpushimet në Komunën e Ulqinit, për shkak të dallimeve reale në buxhetet e komunave, çmimet e tregut, çmimet e shërbimeve, të çmimeve të të patundshmeve…nuk mund të tarifohen si ato që ndodhen në komunat me standard më të lartë jetësor”, tha Camaj.
Ai theksoi se është e nevojshme të merret parasysh modeli i tarifimit.
“Prandaj, besoj se është e nevojshme të rishikohet modeli i tarifimit dhe të përshtatet në përputhje me nivelin e zhvillimit të çdo komune. Kjo do të mundësonte çmime më të drejta për qiramarrësit e plazhit dhe vendpushimeve në Ulqin, gjë që do të nxiste zhvillimin e qëndrueshëm të turizmit në atë komunë”, tha nënkryetari Camaj.