MANDIQ: PARLAMENTI I MALIT TË ZI HAP DERËN PËR KËSTIN E PARË TË PARAVE TË BE-së

Foto: Kuvendi i Malit të Zi / Skupština Crne Gore

Kryetari i Parlamentit të Malit të Zi, Andrija Mandiq, ka biseduar sot me ministren e Çështjeve Evropiane, Maida Gorçeviq dhe kryenegociatorin, Predrag Zenoviq, për hapat e ardhshëm të nevojshëm për miratimin e ligjeve të nevojshme për mbylljen e kapitujve të negociatave.

“Kuvendi paraprakisht ka miratuar një sërë ligjesh që kanë mundësuar mbylljen e tre kapitujve. Gjithashtu është prezantuar plani për mbylljen e kapitujve deri në fund të vitit 2026, në të cilin Kuvendi luan një rol kyç, përmes miratimit të zgjidhjeve të nevojshme ligjore. Hapi i parë drejt kësaj është miratimi i sotëm i Ligjit, i cili hap dyert për marrjen e këstit të parë të mbështetjes për Ballkanin Perëndimor, në vlerë prej mbi 26 milionë eurosh”, ka shkruar Mandiq në rrjetin social (X).

U ra dakord për një plan aktiviteti për të përmbushur kriteret e Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor.

Parlamenti dhe Qeveria, si bartës të integrimit evropian, mbeten të përkushtuar ndaj qëllimit kryesor – hyrjes së Malit të Zi në Bashkimin Evropian deri në vitin 2028, ka shkruar Mandiq.

SHARE