QEVERIA MIRATOI NDRYSHIMET NË LIGJIN PËR NËPUNËSIT CIVILË DHE NËPUNËSIT SHTETËROR

Foto: Qeveria e Malit të Zi / Vlada Crne Gore

Qeveria e Malit të Zi miratoi ndryshimet në Ligjin për nëpunësit civilë dhe nëpunësit shtetëror.

Kështu ka thënë ministri i Administratës Publike Marash Dukaj në konferencën e organizuar me atë rast.

“Ky ligj është vendimtar për depolitizimin dhe reformimin e administratës publike. Ai është ndryshuar disa herë që nga viti 2021 dhe për këtë kemi pasur kritika edhe nga Komisioni Evropian”, theksoi ai.

Ai ka thënë se kompensim me përfundimin e pozitës do të marrin vetëm ata që u skadon mandati ose në rast se do të ndodhë riorganizim, se pozita nuk do të përfundojë në moshën 67 vjeç, por në moshën 66 vjeç sipas Ligjit të Punë, dhe se inspektorët do të punësohen në mënyrë të përhershme, që do të thotë se ata nuk do të zgjidhen siç janë bërë deri tani…

I pyetur se si do të realizohet largimi i 20 për qind i administratës publike dhe optimizimi i saj, Dukaj theksoi se është një proces që do të zgjasë, e që duhet planifikuar me kujdes.

“Një nga hapat është ky ligj, kemi punëtorë të tepërt dhe mungesë të kuadrove në institucione…”, theksoi ai, duke shtuar se qëllimi është që të mbahen kuadro profesionale.

Ai theksoi se nuk është i njohur me dy iniciativat që Qeveria i ka dërguar Komisionit Evropian për modelin se si do të pushohen nga puna punëtorët dhe do të optimizohet administrata shtetërore.

Ky ligj është ndryshuar më parë pa procedurat dhe transparencën e nevojshme, gjë që u kritikua si nga BE ashtu edhe nga një pjesë e opinionit.

Dukaj shtoi se është rritur numri i nevojshëm i viteve të punës në administratën publike, ndërsa mandati për ushtruesit e detyrës është kufizuar në gjashtë muaj me mundësi të caktimit të përhershëm të zyrtarëve ndërmjet organeve.

SHARE