Foto: Qeveria e Malit të Zi / Vlada Crne Gore
Forcimi i kapaciteteve kombëtare në fushën e sigurisë kibernetike duhet të jetë prioritet, këtë presin nga ne qytetarët tanë, por edhe partnerët tanë të BE-së dhe NATO-s, tha ministri i Administratës Publike, Marash Dukaj.
Ministri Dukaj theksoi se shembulli i RTMZ, dhe vështirësitë e mëparshme në sistemin MONSTAT, duhet të na inkurajojnë të kuptojmë se të gjithë mund të jemi objektiv i sulmeve kibernetike dhe të krijojmë institucione për rezistencë sistematike, pa pritur një sulm të ri për të kërcënuar infrastrukturën tonë kritike.
“Ne duhet urgjentisht të vazhdojmë zbatimin e Ligjit për Sigurinë e Informacionit, të themelojmë Agjencinë e Sigurisë Kibernetike dhe ta vëmë në funksion atë në përputhje me Agjendën e Reformës për të cilën jemi përkushtuar ndaj BE-së”, tha Dukaj.