Foto: gazetametro.ne
“Italia është duke u përgatitur për tërheqjen e mundshme të trupave amerikane nga Kosova”, kështu ka paralajmëruar gazeta e njohur gjermane ‘Bild’.
Kështu aleatët evropianë do të mbeten të vetëm në Ballkan, kundër mikut të Putin, Aleksandar Vuçiç, dhe ushtrisë së tij të fuqishme serbe, thuhet më tej në artikull.
Bild shkruan se negociatat amerikano-ruse, kanë ngjallur shqetësim në shumë pjesë të Evropës.
Sipas artikullit, Presidenti amerikan, Donald Trump, e ka përjashtuar një tërheqje të plotë të trupave amerikane nga Evropa.
Sipas gazetës Gjermane, shërbimet e sigurisë dhe politikanët perëndimorë kanë frikë se bisedimet që nisën në Riad të Arabisë Saudite do të mund të çonin në përfundimin e pranisë së trupave amerikane në pjesë të mëdha të Evropës.
Sipas një deklarate për ‘Bild’ të një zyrtari të lartë të Evropës Lindore, tërheqja e trupave amerikane nga të gjitha shtetet e NATO-s që janë bërë pjesë e aleancës pas vitit 1990, është një nga kerkesat e Putin e bërë në vitin 2021.
Sipas gazetës gjermane, skenari më I keq I shumë ekspertëve është një pushtim i menjëhershëm nga ushtria ruse në ish-republikat sovjetike, Estoni, Letoni e Lituani, si dhe një luftë e shkallës së lartë me Poloninë.
Në një analizë të “Financial Times”, shkruan se zyrtarët evropianë besojnë se ka gjasa që Trumpi do të pajtohet për tërheqjen e trupave amerikane nga Baltiku dhe ndoshta edhe më në perëndim, gjë e cila do ta linte BE-në pa mbrojtje kundër ushtrisë ruse.