MILLATOVIQ PËRCAKTON LISTËN E KANDIDATËVE PËR GJYQTARË TË GJYQIT KUSHTETUES

Foto: Zyra për Marrëdhënie me Publikun e Presidentit të Malit të Zi / Kancelarija za odnose sa javnošću predsjednika Crne Gore

Presidenti i Malit të Zi, Jakov Millatoviq, ka përcaktuar listën e kandidatëve të regjistruar për zgjedhjen e një gjyqtari të Gjykatës Kushtetuese të Malit të Zi, njoftoi zyra e Presidentit.

Siç thuhet në deklaratë, Presidenti i Malit të Zi ka përcaktuar listën e kandidatëve të regjistruar për zgjedhjen e një gjyqtari të Gjykatës Kushtetuese të Malit të Zi, pas thirrjes publike të publikuar më 3 janar 2025.

Lista përfshin: Danillo Çupiq, Dushko Jovoviq, Mirjana Vuçiniq, Dejan Vukshiq, Natasha Radonjiq, Nikolla Golluboviq, Jovan Kojiçiq, Alija Beganoviq dhe  Nenad Gjorgjeviq.

Presidenti i Malit të Zi do të formojë një komision të posaçëm detyra e të cilit do të jetë të përcaktojë nëse aplikimet e kandidatëve janë dorëzuar në përputhje me Kushtetutën e Malit të Zi, Ligjin për Gjykatën Kushtetuese dhe ftesën e shpallur publike.

SHARE