Foto: Kuvendi i Malit të Zi / Skupština Crne Gore
Kryetari i Kuvendit të Malit të Zi, Andrija Mandiq, të premten, më 14 shkurt, me fillim nga ora 12:00, në Villa Goricë do të mbajë tryezën e diskutimit me temën
“Iniciativa për shpalljen e organizatave terroriste të klaneve kriminale. Qëllimi i ngjarjes është të bashkojë institucionet përkatëse, ekspertët dhe vendimmarrësit për të diskutuar kuadrin ligjor dhe mundësitë për të luftuar krimin e organizuar përmes njohjes së tij si një formë e terrorizmit. Iniciativa synon të forcojë sigurinë dhe stabilitetin e shoqërisë, në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe praktikat më të mira”, thuhet në njoftimin e Parlamentit të Malit të Zi.