800 MIJË VIKTIMA NGA NDRYSHIMET KLIMATIKE

Foto: Syri

Në 30 vitet e fundit ndryshimet klimatike kanë shkaktuar 800 mijë të vdekur në botë.

Ndërsa dëmet globale përllogariten në 4.2 miliardë Dollarë. Sipas Climate Risk Index 2025 të Germanwatch, në 3 dekadat e fundit janë rregjistruar në Tokë 9400 evente meteorologjike ekstreme që kanë provokuar problematika të rënda me dëme në jetë njerëzore, material dhe makroekonomike.

Sipas statistikave nga 1993-2022, ndër vendet më të goditura nga përmbytje, stuhi dhe valë të të nxehtit rezultojnë Republika Domenikane, Kina dhe Honduras.

Në Evropë vendi më i prekur nga fatkeqësite natyrore është Italia, që regjistron 38 mijë viktima e humbje ekonomike 60 miliardë Dollarë, ndërsa në rang global pozicionohet në vend të pestë.

SHARE