CAMAJ: ÇDO PËRPJEKJE PËR TË NORMALIZUAR MARRËDHËNIET ME KROACINË ËSHTË NJË HAP I MIRË

Foto: RTMZ / RTCG

Mali i Zi duhet të ketë marrëdhënie të mira me të gjithë fqinjët dhe çdo përpjekje për normalizimin e marrëdhënieve me Kroacinë është një hap i mirë, tha Nikollë Camaj.

Ai thekson se ne kemi nevojë për njëri-tjetrin dhe çështjet e pazgjidhura duhet të zgjidhen me takime mes krerëve të shteteve dhe diplomatëve.

Këtë e ka thënë Camaj në emisionin “Mirëmëngjesi Mali i Zi” në TVMZ dhe ka theksuar se beson se duhet të punojnë në përmirësimin e marrëdhënieve me Kroacinë.

“Ajo që nuk është zgjidhur në të kaluarën dhe nëse janë bërë gabime në të tashmen, duhen rregulluar, sepse rruga jonë e përbashkët është Evropa dhe besoj se edhe pse disa gjëra janë të paqarta ose të pazgjidhura plotësisht, fqinjët tanë nuk do të jenë pengesë që Mali i Zi të bëhet anëtari i ardhshëm i BE-së, natyrisht nëse i përmbush të gjitha detyrat”, tha Camaj.

SHARE