GJELOSHAJ: MALI I ZI DHE SHQIPËRIA NDAJNË VLERA TË PËRBASHKËTA EUROATLANTIKE

Foto: Qeveria e Malit të Zi / Vlada Crne Gore

Mali i Zi dhe Shqipëria, si vende fqinje dhe mike, kujtivojnë bashkëpunim të ngushtë, ndajnë vlerat e përbashkëta dhe angazhim për integrimin euroatlantik, kështu ka bërë të ditur zëvendëskryeministri për Politikë Ekonomike dhe ministër i Zhvillimit Ekonomik, Nik Gjeloshaj, gjatë takimit me Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj.

Me Presidentin e Republikës së Shqipërisë u takua edhe ministri i Administratës Publike Marash Dukaj.

Siç thuhet në deklaratë për media, zëvendëskryeministri Gjeloshaj është shprehur i kënaqur me vizitën e presidentit Begaj.

“Gjatë takimit u diskutuan mundësitë për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në të gjitha fushat relevante, me fokus të veçantë në marrëdhëniet ekonomike dhe procesin e integrimit evropian. Theks i veçantë është vënë në përmirësimin e lidhjes tregtare dhe infrastrukturës, si faktorë kyç të zhvillimit ekonomik”, njofton Qeveria.

Në fund të takimit, bashkëbiseduesit konfirmuan nivelin e lartë të marrëdhënieve dypalëshe ndërmjet dy vendeve dhe shprehën gatishmërinë e tyre për bashkëpunim të mëtejshëm në fushat me interes të përbashkët.

“Ky takim konfirmoi edhe më tej përkushtimin e të dyja palëve për forcimin e lidhjeve politike dhe ekonomike, me vazhdimin e dialogut në nivelin më të lartë”, njoftoi zyra e zëvendëskryeministrit për Politikë Ekonomike.

SHARE