PRESIDENTI I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, SH. T. Z. BAJRAM BEGAJ, U MIRËPRIT NË DREKË PUNE NGA NËNKRYETARI CAMAJ

Foto: Kuvendi i Malit të Zi / Skupština Crne Gore

Nënkryetari i Kuvendit të Malit të Zi, Nikollë Camaj, mirëpriti në një drekë pune Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Sh. T. Z. Bajram Begaj, së bashku me delegacionin e tij.

Siç njofton nënkryetari Camaj, ky takim shërbeu si një mundësi e rëndësishme për të diskutuar mbi marrëdhëniet e mira ndërmjet Malit të Zi dhe Shqipërisë, si dhe për rolin dhe kontributin e faktorit shqiptar në Mal të Zi.

Gjatë bisedës, Camaj dhe Begaj vlerësuan angazhimin e vazhdueshëm të Shqipërisë në mbështetje të shqiptarëve në Mal të Zi dhe diskutuan mbi projektet e ardhshme të përbashkëta, të cilat do të ndihmojnë në forcimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.

Në takim, në veçanti u theksua rëndësia e vazhdimit të sigurimit të kuotave për studentet shqiptarë nga Mali i Zi, por edhe rëndësia e hapjes së pikave të reja kufitare si edhe e ndërtimit të urës së Bunës, si hap i domosdoshëm për lehtësimin e lëvizjes dhe rritjen e bashkëpunimit ekonomik, social dhe kulturor.

SHARE