Foto: Mahmoud İssa/AA
Autoritetet lokale kanë shpallur tre qytete në Rripin e Gazës “zona të katastrofës” pas luftës shkatërruese në enklavë, raporton Anadolu.
“Qytetet Al-Zahraa, Al-Mughraqa dhe Wadi Gaza janë të pabanueshme dhe kanë nevojë për ndihmë urgjente në të gjitha zonat”, tha në një konferencë për media Nidal Nassar, kryebashkiaku i qytetit Al-Zahraa.
Nassar tha se bombardimet izraelite kanë imponuar “një realitet të ri në rajon që kërkon zgjidhje të menjëhershme dhe strategji afatgjate”, duke marrë parasysh shkatërrim e gjerë.
Gjatë luftës, theksoi ai, ushtria izraelite “shkatërruar të gjitha ndërtesat dhe shtëpitë e banimit në tre qytetet, duke çuar në prishtjen e afër 13.200 njësive të banimit”.
Nassar tha se dhejtëra mijëra banorë palestinezë kanë mbetur të pastrehë nga sulmi izraelit, i cili gjithashtu shkatërroi “puset dhe rezervuaret e ujit, rrjetet e ujërave të zeza dhe të gjithë infrastrukturën”.
Ai gjithashtu akuzoi Izraelin për shkatërrimin e plotë të rrjeteve të ujërave të zeza në zonë dhe tre stacionet e pompimit të ujërave të zeza, që çojnë në përhapjen e sëmundjeve infektive dhe epidemive.
Nassar tha se Izraeli ka ndërprerë qëllimisht shërbimet e kujdesit shëndetësor në zonë duke bombarduar dhe shkatërruar të gjitha spitalet, qendrat mjekësore dhe ndërtesat e shumta publike, qeveritare dhe private.
Ai vlerësoi se humbjet totale në të tre qytetet arritën në rreth 1 miliard dollarë në të gjithë sektorët.
Zyrtari palestinez u kërkoi organizatave ndërkombëtare dhe institucioneve humanitare që “të ndërhyjnë urgjentisht për të siguruar pajisje dhe makineri riparimi për rivendosjen e rrjeteve të ujit, kanalizimeve, si dhe rrugëve”.
Nassar bëri apel për sigurimin e menjëhershëm të rreth 11.500 njësive të përkohshme të banimit për të akomoduar rreth 41 mijë banorë që kanë humbur shtëpitë e tyre në zonat e prekura.
“Rindërtimi dhe përmirësimi i shërbimeve thelbësore janë një përgjegjësi kolektive që kërkon përpjekje të përbashkëta për të siguruar një jetë dinjitoze dhe një të ardhme të qëndrueshme për popullatën e prekur”, shtoi ai.
Të tre bashkitë e Gazës janë afër Korridorit Netzarim, nga i cili ushtria izraelite u tërhoq të dielën pas më shumë se një viti e tre muaj okupim. Ky korridor u krijua në Gazën qendrore për të ndarë pjesën veriore të enklavës nga jugu.
Marrëveshja e armëpushimit në Gaza ka qenë në fuqi që nga 19 janari, e cila ndaloi luftën gjenocidale të Izraelit që ka vrarë afër 48.200 njerëz dhe e ka lënë enklavën në gërmadha.
Në muajin nëntor, Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshoi urdhër-arreste ndaj kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu dhe ish-ministrit të Mbrojtjes, Yoav Gallant, duke i akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Gaza.
Izraeli për luftën në enklavë gjithashtu përballet me një çështje gjenocidi në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë.