Foto: tesheshi.com
Mijëra qytetarë protestuan në rrugët e Spanjës për të kërkuar zgjidhje për krizën e strehimit e cila është shkatuar pjesërisht edhe nga turizmi masiv.
“Ne jemi këtu për të denoncuar tmerrin e të jetuarit në Madrid. Po na mbyt, po na nxjerr në rrugë. Strehimi e bën jetën të padurueshme. Ne jemi këtu për tu thënë autoriteteve të bëjnë punën e tyre, të kufizojnë çmimet e qirave, të zbatojnë kontrollet e qirasë dhe të rrisin numrin e banesave publike.”
Protestuesit kërkojnë që autoritet të marrin masa për të zgjidhur problemin e rritjes së çmimeve të qirave dhe mungesën e banesave.
Ata thonë se pushteti vendor që të marrë përgjegjësi dhe të veprojë për të lehtësuar krizën e strehimit.
Protestat vijnë në një kohë kur çmimi mesatar i banesave në Spanjë arriti një nivel të lartë historik në tremujorin e fundit të 2024.