SEANCË E JASHTËZAKONSHME E KUVENDIT MË 20 SHKURT

Foto: Kuvendi i Malit të Zi / Skupština Crne Gore

Kryeparlamentari Andrija Mandiq ka thirrur një seancë të jashtëzakonshme të Parlamentit për më 20 shkurt, agjenda e së cilës do të përfshijë një propozim për hapjen e një hetimi parlamentar dhe formimin e një komisioni hetimor, në lidhje me vrasjet me motive politike që nga futja e politikës shumëpartiake dhe sulmet ndaj gazetarëve dhe intelektualëve të tjerë të lirë.

Propozimi parashikon hapjen e hetimit parlamentar dhe formimin e një komisioni hetimor për mbledhjen e informacioneve dhe fakteve për veprimet e organeve shtetërore dhe subjekteve të tjera në rastet e vrasjeve me motive politike.

Propozimi parashikon gjithashtu mbledhjen e informacioneve dhe fakteve për rrethanat e sulmeve fizike dhe rrahjeve të gazetarëve dhe intelektualëve të tjerë të lirë nga punonjës policie të njohur si “treshja e zezë”.

Mandiq më tej shton se në domenin publik dolën informacione për “treshen e zezë”, ku thuhej se ata ishin përgjegjës për rrahjen e kundërshtarëve politikë të pushtetit të atëhershëm.

Seanca është caktuar për datën 20 shkurt në ora 11:00.

SHARE