PROJEKTLIGJI PËR QEVERINË I DËRGOHET KE-së PËR MENDIM

Foto: Qeveria e Malit të Zi / Vlada Crne Gore

Projektligji për Qeverinë është dërguar sot për opinion në Komisionin Evropian (KE), mëson Portali i RTMZ.

Nëse ky ligj miratohet, Mali i Zi do ta zgjidhë për herë të parë këtë çështje të rëndësishme sistematike.

Ligji për Qeverinë ka qenë temë e diskutimit në opinion për një kohë të gjatë dhe shumë parti dhe organizata të shoqërisë civile kanë apeluar që ai të miratohet sa më shpejt.

Ministria më herët bëri të ditur se Mali i Zi është i vetmi vend në rajon që nuk ka ligj për Qeverinë.

“Me miratimin e këtij ligji në mënyrë sistematike do të rregullohen të gjitha çështjet me rëndësi për përbërjen, mandatin, mënyrën e punës dhe vendimmarrjen e Qeverisë, si dhe për marrëdhëniet me organet tjera dhe çështjet tjera të rëndësishme për punën e Qeverisë”, kishte thënë më herët Ministria e Administratës Publike.

Kjo, siç theksuan nga kjo Ministri, do të jetë baza që çdo degë e ardhshme ekzekutive të kryejë funksionin e saj në përputhje me praktikat dhe parimet më të mira të qeverisjes së mirë.

SHARE