MINISTRIA E FINANCAVE E KOSOVËS, NDIHMON ME 10 MIJË EURO RINDËRTIMIN E SHKOLLËS SË DJEGUR NË DACAJ

Pas marrjes së informatave për djegjen e shkollës fillore në gjuhën shqipe në Dacaj, Ministria e Financave dhe Transfereve e Republikës së Kosovës është interesuar për rindërtimin e kësaj shkolle.

Nëpërmjet Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, janë kontaktuar autoritetet lokale dhe komuniteti shqiptar në Mal të Zi, njoftohet nga Ministria.

Si rrjedhojë e nevojës së paraqitur, ministri i Financave dhe Transfereve Besnik Bislimi me qëllim të ofrimit të ndihmës materiale për rindërtimin e kësaj shkolle të djegur, ka marrë vendim që të ofrojë mbështetje financiare me shumën dhjetë mijë euro (10,000.00€).

Ky Vendim është bazuar në kompetencat e tij ligjore të Ministrit të Financave dhe Transfereve, duke u bazuar në Ligjin e Menaxhimit të Financave Publike dhe Përgjegjësitë (LMFPP) dhe Ligjin mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2020. rindërtimin e shkollës së djegur në fshatin Dajac, Rozhajë në Malin e Zi.

Drejtori gjeneral për arsimin e pakicave, Marash Dukaj, në emër të Ministrisë së Arsimit së Malit të Zi dhe ministrit Shehoviq, falenderuan qeverinë e Kosovës për donacionin.

SHARE