Foto: Qeveria e Malit të Zi / Vlada Crne Gore
Kryeministri i Malit të Zi Millojko Spajiq deklaroi sot në rrjetin “X” se mundësimi i funksionalizimit të parlamentit shtetëror dhe kuvendeve lokale është pjesë e një oferte të drejtë për opozitën.
Spajiq ka shkruar në rrjetin social “X” se cila ishte oferta e tyre për opozitën.
“Oferta jonë e drejtë për opozitën: të mundësohet funksionaliteti i parlamenteve shtetërore dhe vendore, të pranohet ndihma e miqve tanë të BE-së (sigurisht që do ta bëjmë këtë nga viti 2028) në lidhje me dilemat kushtetuese dhe duhet të shkojmë fuqishëm drejt BE-së me pensione dhe investime më të larta”, tha Spajiq.
Spajiq publikoi një deklaratë të mëparshme të Sekretarit të Përgjithshëm të Lëvizjes „Evropa Tani“, Boris Pejoviq, i cili tha se opozitës do t’i ofrohet një marrëveshje për zhbllokimin e institucioneve në mënyrë që të sigurohet funksionaliteti i parlamenteve në nivel lokal dhe shtetëror.