Foto: Qeveria e Malit të Zi / Vlada Crne Gore
Qëllimi është që përmes digjitalizimit administrata publike të bëhet më efikase, transparente dhe më afër qytetarëve dhe ekonomisë, me fokus në projektet dhe strategjitë kryesore që formësojnë të ardhmen e shërbimeve digjitale, tha ministri i Administratës Publike Marash Dukaj.
Ministri Dukaj theksoi rëndësinë e punës së vazhdueshme në përmirësimin e mjedisit digjital dhe përshpejtimin e transformimit digjital të administratës publike.
“Të gjitha aktivitetet tona janë të një rëndësie vendimtare për ndërtimin e një shoqërie moderne digjitale në Mal të Zi”, tha ministri Dukaj.
Siç thuhet në deklaratë, në seancë u diskutuan dhe u miratuan aktivitetet dhe arritjet kryesore në fushën e digjitalizimit: Plani i Shërbimit të Digjitalizimit është finalizuar dhe do t’i dorëzohet Qeverisë së Malit të Zi për miratim, duke krijuar kështu kushte për një qasje sistematike për përmirësimin e-shërbimeve në administratën publike.
“Anëtarët e Trupit Koordinues u njoftuan për aktivitetet e realizuara lidhur me rregullimin në fushën e numrit identifikues, që paraqet një hap të rëndësishëm drejt rritjes së ndërveprimit dhe efikasitetit të proceseve administrative”, thuhet në komunikatën e MAP.
Po ashtu, u prezantuan aktivitetet aktuale në lidhje me portalin e të dhënave të hapura, duke përfshirë përditësimet e të dhënave dhe trajnimin e administratorëve, me qëllim të rritjes së disponueshmërisë dhe përdorimit të të dhënave të hapura në Mal të Zi.
“Seanca u mbyll me një sërë rekomandimesh që synojnë përmirësimin e mëtejshëm të digjitalizimit, me konstatimin se është i nevojshëm përshpejtimi i mëtejshëm i procesit të transformimit digjital. Fokus i veçantë do të vendoset në planifikimin e aktiviteteve të ardhshme dhe hartimin e hapave konkretë për të kapërcyer sfidat e identifikuara, në mënyrë që Mali i Zi të arrijë përparim të rëndësishëm në transformimin dixhital në përputhje me standardet evropiane,” thuhet në deklaratë.