Foto: Qeveria e Malit të Zi / Vlada Crne Gore
Kryeministri i Malit të Zi Millojko Spajiq tha se i kupton motivet e qytetarëve dhe mbështet bojkotin e paralajmëruar të zinxhirëve të shitjes me pakicë.
“Unë e kuptoj plotësisht dhe është shumë e rëndësishme që qytetarët të shprehin pakënaqësinë e tyre. Unë si qytetar e mbështes një aksion të tillë”, tha Spajiq.
Ai thotë se në momentin që vjen dikush më i favorshëm, nëse tregjet tona nuk i trajtojnë konsumatorët në mënyrë të drejtë, qytetarët do të largohen nga ata zinxhirë të shitjes me pakicë.
Siç thotë ai, kur Mali i Zi të hyjë në Bashkimin Evropian, do të kemi Lidl dhe shumë kompani të tjera, ndoshta edhe para se të hyjmë në BE.
“Lidl po punon intensivisht për këtë. Nëse shitësit vendas nuk punojnë në marrëdhënie të drejta me konsumatorët vendas, sigurisht që konsumatorët do t’i braktisin ata,” tha Spajiq.