Foto: Qeveria e Malit të Zi / Vlada Crne Gore
Zëvendëskryeministri për Politikë Ekonomike dhe ministër i Zhvillimit Ekonomik, Nik Gjeloshaj, ka formuar Grupin Punues për hartimin e Propozimit për ndryshime në Ligjin për Zonat e Lira.
“Siç kemi bërë deri më tani, me përkushtim dhe saktësi dhe me synimin për të përmirësuar kuadrin legjislativ për zonat e lira, duke e harmonizuar atë me standardet më të avancuara evropiane dhe perëndimore, ne do të fillojmë hartimin e një ligji të ri”, tha Gjeloshaj në një deklaratë.
Ai tha se në frymën e gjithëpërfshirjes, partneritetit dhe transparencës, Grupi Punues do të përfshijë përfaqësues të organeve shtetërore dhe të sektorit joqeveritar, ku në këtë proces ata patën mbështetjen e fortë të aleatëve të tyre, dhe veçanërisht theksoi mbështetjen eksperte të Ambasadës Britanike.
“Me ndryshimin e Ligjit për Zonat e Lira do të krijojmë një mjedis të favorshëm për tërheqjen e investimeve që do të kontribuojnë në forcimin e konkurrencës së ekonomisë sonë, si dhe rritjen dhe prosperitetin ekonomik. Veçanërisht dua të theksoj se me një zgjidhje të tillë ligjore, zona e lirë e Portit të Tivarit nuk do të jetë më një zonë që prej vitesh përdoret për kontrabandë cigaresh dhe aktivitete të tjera të paligjshme, por do të shërbejë vetëm zhvillimit dhe progresit ekonomik dhe afarist”, përfundoi Gjeloshaj.