Foto: Standard
Në periudhën në vijim, punonjësit e policisë do të vazhdojnë të përpiqen, brenda mundësive reale, të kontribuojnë në uljen e numrit të aksidenteve në komunikacion me pasoja më të rënda përmes aktiviteteve të tyre parandaluese dhe kontrolleve të shtuara të drejtuesve të automjeteve, njofton Drejtoria e Policisë.
Ata u bënë apel drejtuesve të mjeteve që të ulin shpejtësinë, ndërsa prindërve t’u tërheqin vëmendjen fëmijëve të tyre, drejtuesve më të vegjël deri në moshën 24 vjeç, në respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor.
“Pavarësisht prezencës së policisë rrugore në rrugë në masën e mundshme, apeleve të shumta, aktiviteteve parandaluese, veprimeve operative, si dhe kontrolleve të shtuara të përdoruesve të rrugës, të cilat do të vazhdojnë edhe në periudhën në vijim, në rrugët e Malit të Zi gjatë ditëve të fundit kanë ndodhur një numër i madh i aksidenteve trafiku, në të cilat fatkeqësisht vetëm gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën dy të rinj”, thuhet në njoftim.
Punonjësit e policisë, siç paralajmëruan, do të vazhdojnë të përpiqen edhe në periudhën në vijim, brenda mundësive reale, të kontribuojnë në uljen e numrit të aksidenteve në komunikacion me pasoja më të rënda përmes aktiviteteve të tyre parandaluese dhe kontrolleve të shtuara të shoferëve.
“Por edhe një herë apelojmë tek të gjithë drejtuesit e mjeteve që të kontribuojnë për sigurinë e tyre dhe të përgjithshme të trafikut dhe të zvogëlojnë numrin e aksidenteve me pasoja më të rënda përmes sjelljes së tyre të përgjegjshme”, thuhet në deklaratë.
Ata veçanërisht apelojnë tek prindërit që të kontrollojnë dhe të kujdesen për fëmijët e tyre si kategori shoferësh të rinj (shoferë nën 24 vjeç) dhe gjithashtu tërheqin vëmendjen e tyre për respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor dhe funksionimin e sigurt të automjeteve.