MILLATOVIQ SHPALLI ZGJEDHJET NË NIKSHIQ DHE HERCEG NOVI MË 13 PRILL

Foto: Zyra për Marrëdhënie me Publikun e Presidentit të Malit të Zi / Kancelarija za odnose sa javnošću predsjednika Crne Gore

Presidenti i Malit të Zi, Jakov Mlilatoviq, ka shpallur zgjedhjet e rregullta për këshilltarë në Kuvendin Komunal të Nikshiqit dhe Kuvendin Komunal të Herceg Novit për më 13 prill, njoftoi zyra e Presidentit.

Është theksuar se krahas respektimit të afateve për shpalljen e zgjedhjeve lokale të përcaktuara me ligj, me rastin e përcaktimit të datës së zgjedhjeve,

Millatoviq është udhëhequr me nevojën për racionalizim të zbatimit të procesit zgjedhor, në atë mënyrë që zgjedhjet në të dyja komunat të mbahen në të njëjtën ditë.

“Presidenti Millatoviq u uroi të gjithë pjesëmarrësve në procesin e ardhshëm zgjedhor një fushatë të suksesshme dhe të ndershme dhe që qytetarët e Nikshiqit dhe Herceg Novit të kenë një qeveri që do të sigurojë zhvillimin dinamik të këtyre dy qyteteve”, thuhet në deklaratë.

SHARE