RËNIA E NUMRIT TË TURISTËVE PASOJ E PANDEMISË SË KORONAVIRUSIT

Në Mal të Zi në muajin mars është shënuar rënie e konsiderueshme e qëndrimit dhe e bujtjeve të turistëve për shkak të pandemisë së korona virusit , kurse në muajin prill , për shkak të futjes së masave të përkohshme me qëllim të pengimit të përhapjes së virusit turistë nuk ka pasur, tregojnë të dhënat e MONSTAT-it .

Në kumtesë thuhet se në Mal të Zi në muajin mars, në vendosjen kolektive kanë qëndruar 18.93 mijë turistë ose 66.3% më pakë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Nga numri i përgjithshëm i bujtjeve në vendosjen kolektive 70.7% janë realizu nga turistët e huaj , kurse 29.3% nga turistët vendor.

SHARE