Foto: The Phone House
TikTok është një rrjet social i preferuar nga të rinjtë, por një sfidë në rritje për prindërit.
Përveç ofrimit të përmbajtjes kreative dhe argëtimit, ka një rritje të dukshme të videove shqetësuese që tregojnë dhunë dhe kërcënime.
E gjithë kjo është edhe më shqetësuese kur e dimë se përdoruesit e saj janë edhe më të rinjtë. Korniza aktuale ligjore që rregullon sigurinë e fëmijëve në internet, sipas ekspertit, Marko Lakiq, nuk është e mirë.
Kjo tregon se prindërit mbajnë një lloj përgjegjësie, ndaj duhet të vendosen dënime për ta nëse nuk ka reagim.
“Për sigurinë e fëmijëve tanë do të ishte e nevojshme të punohet në këtë fushë. Duhet të vendosen gjoba patjetër për prindërit që lejojnë përdorimin e përmbajtjes nga fëmijët që nuk kanë arritur moshën në të cilën përmbajtjet e caktuara janë të kufizuara”, tha Lakiq.
Ai paralajmëron se asnjë fëmijë nën moshën 13 vjeç nuk duhet të përdorë TikTok.
“Në disa vende, kufiri i moshës është 18 vjeç. Shtrohet pyetja nëse do të respektoheshin këto masa më të rrepta? E konsideroj se jo”, thekson Lakiq.
Psikologia Adriana Pejakoviq, në një intervistë për Portalin e RTMZ, ka thënë se të pushtuarit nga dhuna dhe përmbajtjet ekstreme të dhunshme mund të rrezikojë dhe dëmtojë seriozisht shëndetin mendor të të rinjve.
“Kjo mund të ndikojë në sjelljen, ndjeshmërinë dhe aftësinë e tyre për të marrë vendime të duhura. Nëse fëmijët përmbyten me një përmbajtje të tillë, ata mund të bëhen shumë të shqetësuar, në depresion dhe madje të shkojnë drejt sjelljes antisociale ose çrregullimeve të sjelljes dhe personalitetit – në raste ekstreme,” vuri në dukje ajo.
Rrjetet sociale, thekson Pejakoviq, mund të jenë kanal për përhapjen e përmbajtjeve të dhunshme.
Duke qenë se një numër i madh i përdoruesve të TikTok janë fëmijë dhe adoleshentë, lind pyetja se deri në çfarë mase përmbajtja e dhunshme ndikon në zhvillimin e tyre mendor dhe emocional. Edhe pse kjo platformë po bën përpjekje për të shtypur një përmbajtje të tillë, ajo po bëhet gjithnjë e më e përhapur dhe kufiri midis krijimtarisë dhe rrezikut po bëhet më i ngushtë.