UKRAINA E KA ‘DORËN E RËNDË’ / RUSIA, PESË DITË PËR TË SHUAR FLAKËT NË DEPON E NAFTËS

Foto: Euronews Albania

Zjarrfikësit rusë kanë shuar flakët në një “uzinë industriale” në rajonin e Vollgës, tha një zyrtar lokal të hënën, pesë ditë pasi Ukraina tha se kishte goditur një depo nafte atje që furnizonte një bazë ajrore për avionët bombardues bërthamorë rusë.

Guvernatori i rajonit, Roman Busargin, tha se zjarri në vendin që ai nuk e identifikoi, ishte shuar gjatë natës, por punonjësit e emergjencave vazhdojnë të qëndrojnë atje.

“Puna vazhdon”, tha ai, pa specifikuar se çfarë veprimesh të mëtejshme nevojiten. Sulmi i 8 janarit me dron ukrainas në qytetin Engels shkaktoi një zjarr të madh në të cilin vdiqën dy zjarrfikës dhe bëri që guvernatori lokal të shpallte gjendjen e jashtëzakonshme.

Qytetet Saratov dhe Engels, në juglindje të rusisë, u vunë të mërkurën e kaluar nën një sulm masiv me dronë, gjatë natës, dhe moska tha se një ndërtesë industriale e paspecifikuar u dëmtua.

Ushtria e Ukrainës tha në anën tjetër se kishte goditur një fabrikë ruse të naftës që furnizonte me karburant aeroportin ushtarak Engels-2 dhe bombarduesit strategjikë të Rusisë të vendosur atje, duke shkaktuar një “zjarr masiv”.

Ukraina ka shënjestruar vazhdimisht objektet ruse të naftës, për të cilat thotë se mbështesin përpjekjet e Moskës në luftë.

Kievi gjithashtu ka sulmuar në mënyrë të përsëritur bazën ajrore Engels, e njohur gjithashtu si Engels-2.

Ajo strehon bombarduesit strategjikë rusë Tu-95 dhe Tu-160, të cilët kanë kryer sulmet me raketa në Ukrainë gjatë gati tre viteve të luftës.

Engels-2 ndodhet rreth 500 km nga kufiri ukrainas, thellë në territorin rus.

SHARE