Foto: Boris Pejović
Grupi studentor “Kah nesër” ka paralajmëruar një tubim të ri protestues, i cili do të mbahet ditën e enjte, më 16 janar.
Ata u bënë thirrje qytetarëve që atë mbrëmje në ora 19:30 të mblidhen para ndërtesës së Ministrisë së Punëve të Brendshme në bulevardin Shën Pjetri i Cetinës.
Nga aty, siç kanë paralajmëruar, do të ketë një shëtitje të qetë deri në ndërtesën e Qeverisë së Malit të Zi.
“Kjo është një protestë paqësore dhe dinjitoze, ndaj kërkojmë nga qytetarët që të përmbahen nga çdo formë e dhunës verbale, fizike dhe psikologjike, e cila vlen edhe për fjalët apo fjalitë që do të shkruhen në pankarta”, njofton grupi studentor „Kah nesër“.