INFLACIONI VJETOR PARAPRAK U RRIT NË 2.4 PËR QIND

Foto: Pixabay

Inflacioni vjetor në eurozonë në dhjetor, sipas një vlerësimi paraprak, u rrit nga 2.2 për qind në nëntor në 2.4 për qind, njoftoi Eurostat.

Çmimet e energjisë në eurozonë u rritën me 0,1 për qind nga viti në vit, që paraqet një ndryshim të rëndësishëm në krahasim me nëntorin, kur ato ranë me dy për qind.

Siç raportohet, çmimet në sektorin e shërbimeve u rritën me 4 për qind nga viti në vit, duke u përshpejtuar lehtësisht nga 3.9 për qind e muajit tetor dhe çmimet e ushqimeve me 2.7 për qind, me të njëjtin ritëm si në tetor.

Produktet industriale, pa përfshirë energjinë, u rritën me 0.5 për qind.

Nëse krahasojmë katër ekonomitë më të mëdha në eurozonë, inflacioni vjetor në Gjermani u përshpejtua në dhjetor nga 2.4 për qind e nëntorit në 2.8 për qind, si në Francë, nga 1.7 për qind në 1.8 për qind në Spanjë nga 2.4 për qind në 2.8 për qind, ndërsa në Itali ka rënë nga 1.5 për qind në 1.4 për qind.

Eurostat mat inflacionin duke përdorur Indeksin e Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit dhe rezultatet e prodhuara nga kjo metodologji ndonjëherë ndryshojnë nga të dhënat e publikuara nga vendet e eurozonës.

SHARE