Foto: EPA-EFE/ANDREJ CUKIC
Kryeministri serb Millosh Vuçeviq shprehu ngushëllimet e tij për tragjedinë në Cetinë dhe deklaroi se është i gatshëm të bisedojë me kryeministrin e Malit të Zi Millojko Spajiq.
Vuçeviq tha se marrëdhëniet ndërmjet Serbisë dhe Malit të Zi janë të mira dhe se mund dhe duhet të jenë edhe më të mira.
“Jam gati për një takim me kryetarin e Qeverisë së Malit të Zi, kurdo dhe kudo që të jetë e nevojshme, në Podgoricë apo Beograd. Mendoj se është më e natyrshme të takohemi në Podgoricë apo Beograd se sa të takohemi në metropolet evropiane. Spajiq është i mirëpritur në Serbi”, theksoi Vuçeviq në një deklaratë për gazetarët pas shënimit të përvjetorit të Betejës së Mojkovcit.