NË TË GJITHË BOTËN SOT, BESIMTARËT ORTODOKS FESTOJNË KRISHTLINDJET

Foto: Radio K4

Në të gjithë botën sot, besimtarët ortodoks festojnë Krishtlindjet, në një atmosferë të ngrohtë dhe të mbushur me tradita të lashta, që i kanë mbijetuar shekujve.

Në tempujt kishtarë ortodoks, mbahen liturgji për Krishtlindjet ku pas Pashkëve, është festa më e rëndësishme për të krishterët.

Një nga veçoritë kryesore të festimeve ortodokse është përdorimi i kalendarit Julian, për përcaktimin e datës së Krishtlindjeve, që i bie më 7 janar.

Kjo datë vjen pas një periudhe të ndriçuar prej 40 ditësh të quajtur Posti i Krishtlindjeve, ku besimtarët angazhohen në lutje, reflektim dhe agjërim.

Në mbrëmjen e Krishtlindjes, kishat ortodokse mbushen me besimtarë që marrin pjesë në liturgjitë e Krishtlindjeve, të cilat janë të pasura me lule dhe një atmosferë të pastër e harmonizuar nga tingujt e këngëve dhe fjalëve të shenjta. 

SHARE