Foto: Erkin Keçi / AA
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) i Kosovës ka bërë sot tërheqjen e shortit për renditjen e subjekteve politike të certifikuara për zgjedhjet parlamentare në Kosovës që do të mbahen më 9 shkurt 2025, raporton Anadolu.
Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniq, në fjalën e tij u shpreh se ngjarja e sotme është e rëndësishme pasi u paraprin disa aktiviteteve tjera zgjedhore, si miratimi i përmbajtjes së dizajnit dhe fletëvotimit të zgjedhjeve.
“Më lejoni t’ju njoftoj se që nga mesi i muajit gusht, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është duke zhvilluar përgatitjet intensive për organizimin e këtyre zgjedhjeve dhe deri më tani shumë nga aktivitetet e planifikuara zgjedhore janë kryer dhe të tjera janë duke u zhvilluar”, tha Radoniq.
Ai gjithashtu u shpreh se më 9 janar do të fillojë procesi i votimit jashtë Kosovës për votuesit e regjistruar për të votuar përmes postës, ndërkaq më 11 janar, subjektet politike do të fillojnë zyrtarisht fushatën zgjedhore.
Ndërkohë, sipas shortit, kjo është renditja e partive politike në fletëvotime për zgjedhjet e 9 shkurtit:
111 – Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës (IRDK)
112 – Lista Serbe
113 – Partia e Vetme Gorane (Jedinstvena Goranska Partija)
114 – Partia Rome e Bashkuar e Kosovës
115 – Partia Liberale Egjiptiane
116 – Demokracia Serbe (Srpska Demokratija)
117 – Partia Balli Kombëtar Demokrat Shqiptar
118 – Lëvizja Vetëvendosje
119 – Partia e Re Demokratike (Nova Demokratska Stranka)
120 – Partia e Serbëve të Kosovës (Partija Kosovskih Srba)
121 – Koalicioni Ynë Boshnjak (Naša Bošnjačka Koalicija)
122 – Partia Turke e Drejtësisë së Kosovës (Kosova Adalet Türk Partisi)
123 – Partia e Ashkalive për Integrim
124 – Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK)
125 – PDAK – LPB
126 – Iniciativa Qytetare “Drejtësia Popullore” (Gradjanska inicijativa “Narodna pravda”)
127 – Unioni Socialdemokrat (Socijaldemokratska Unija)
128 – Fatmir Bytyqi
129 – Koalicioni për Familje
130 – Partia Turke e Lëvizjes Novatore (YTHP)
131 – Partia Demokratike e Kosovës (PDK)
132 – Për liri, drejtësi dhe mbijetesë (Za Slobodu Pravdu i Opstanak)
133 – Lëvizja Kombëtare Serbe (Srbski Narodni Pokret)
134 – Partia Demokratike Turke e Kosovës (Kosova Demokratik Türk Partisi)
135 – Koalicioni Vakat (Koalicija Vakat)
136 – Opre Roma Kosova
137 – AAK, NISMA, Lista Konservatore
138 – FJALA