Foto: Kuvendi i Malit të Zi / Skupština Crne Gore
Kuvendi i Malit të Zi për miratimin e buxhetit për vitin 2025 do të vendosë në gjysmën e dytë të janarit, në një seancë të jashtëzakonshme, ka thënë për TVMZ, ministri pa portofol për komunikim me parlamentin Millutin Butoroviq.
Qeveria, siç tha ai, nesër do të inicojë një seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit.
“Propozimi ynë do të jetë që seanca të mbahet më 21 janar dhe besojmë në një qëndrim konstruktiv nga opozita, që ky ligj më i rëndësishëm për vendin tonë të miratohet në kënaqësinë e të gjithë qytetarëve tanë, veçanërisht pensionistëve”, tha Butoroviq.
Ai po ashtu tha se Qeveria përveç Ligjit për Buxhetin do t’i propozojë Kuvendit që në rendin e ditës të seancës së jashtëzakonshme të përfshihen ndër të tjera ligjet shoqëruese që, siç thotë ai, kanë të bëjnë me pensionet proporcionale dhe vazhdimin e rrugës evropiane të Malit të Zi.