DUKAJ: NE KEMI KRIJUAR VLERA THEMELORE, MBI TË CILAT VAZHDOJMË TË REALIZOJMË VIZIONIN E ZHVILLIMIT

Foto: Qeveria e Malit të Zi / Vlada Crne Gore

Mali i Zi nuk do të jetë kurrë aq i cenueshëm kibernetik sa ishte, sepse janë hedhur baza të mira, të cilat do të zhvillohen dhe viti 2025 do të jetë viti i shërbimeve elektronike dhe reformës së sistemit të qeverisjes vendore, deklaroi ministri i Administratës Publike, Marash Dukaj.

Në një mëngjes pune me gazetarët, ai rikujtoi se pas dy vitesh punë intensive dhe koordinim me të gjithë partnerët përkatës, është miratua Ligji për Sigurinë e Informacionit, i cili zyrtarizoi Direktivën NIS2 të BE-së.

“Me këtë ligj kemi rregulluar sigurinë kibernetike të Malit të Zi, kemi plotësuar kushtin për themelimin e Agjencisë për Sigurinë Kibernetike dhe së fundi, Ligji për Sigurinë e Informacionit ka qenë rezultat kyç si kusht për mbylljen e Kapitullit 10 – Shoqëria e Informacionit dhe Media,” ka theksuar Dukaj.

Në serinë e krijimit të vlerave themelore me rëndësi, për progres të mëtejshëm, ai theksoi hapjen e Qendrës Rajonale për Kapacitetet Kibernetike të Ballkanit Perëndimor, e cila e pozicionon Malin e Zi si një partner të besueshëm në nivel global.

Ai kujtoi gjithashtu se është hapur Qendra Operacionale e Sigurisë Qeveritare G_SOC dhe për rëndësinë e projektit, në hapjen formale ka marrë pjesë edhe kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula Von Der Leyen.

Ai theksoi se digjitalizimi është kusht për demokracinë dhe detyrim prioritar dhe në kuadër të projektit “Shërbimet elektronike dhe Infrastruktura Digjitale si përgjigje ndaj COVID-19”, është hapur një portal me më shumë se 45 shërbime të reja.

Për të forcuar aftësitë dhe ndërgjegjësimin digjital tek qytetarët dhe bizneset, ata lançuan, shtoi ai, Akademinë Digjitale, një platformë online për edukimin e nëpunësve civilë, studentëve dhe grupeve të tjera me rëndësi strategjike.

Siç theksoi ai, Mali i Zi po përballet me një nga reformat më të rëndësishme në njëzet vitet e fundit – reformën e sistemit të vetëqeverisjes lokale.

„Ministria ka përfunduar pjesën e saj të punës, jemi në proces të harmonizimit me Sekretariatin për Legjislacion, jemi në komunikim të vazhdueshëm me KE-në dhe besoj se ky ligj do të jetë sa më shpejt para deputetëve”, tha ministri.

Ai ka theksuar se në muajin maj zyrtarisht kanë iniciuar dy hapa të rëndësishëm reformues drejt Kuvendit – zgjedhjen e drejtpërdrejtë të kryetarëve të komunave dhe kryeqyteteve dhe mbajtjen e të gjitha zgjedhjeve në të njëjtën ditë.

Kjo do t’u jepte një shans individëve me legjitimitetin e zgjedhjeve të drejtpërdrejta dhe do të zgjidhte problemet e inxhinierisë zgjedhore përmes migrimit të votuesve.

Ministria e Administratës Publike do të vazhdojë të përshpejtojë reformat në vitin 2025 dhe buxheti dhe në përputhje me Agjendën e Reformës, parashikohet që viti i ardhshëm të jetë viti i shërbimeve elektronike.

SHARE